Presidenti Ilir Meta ka përfunduar takimin me homologun e tij kosovar, Hashim Thaçi, raporton TCH.
Thaçi u deklaroi mediave se shkoi në Shqipëri për një vizitë miqësore, për të takuar liderët politikë për shkak edhe të zhvillimeve të fundit politike në të dy vendet.
Kjo është vizita e parë pas hapjes së kufirit mes dy vendeve, për shkak të pandemisë së COVID-19.
Ndërkohë, të dy vendet, ndodhen në një klime të “nxehtë” politike, Kosova për shkak të ndryshimeve që solli qeveria e re, Shqipëria për shkak të debateve për reformën zgjedhore.