President ju lutem përkrahni politologët, sepse përkrahja e juaj për ta është shumë e rëndësishme dhe e domosdoshme, por dhe paraqet një kontribut për normalizimin e politikës si edhe për normalizimin e shtetit. Ju jeni njeriu shumë adekuat për t’ua dhënë këtë përkrahje politologëve, sepse vini nga qarqe akademike dhe kush më mirë do ta përkrahte njeriun e shkolluar të ditur dhe të aftë përpos juve z.Pandarovski
Nga Ejup BERISHA
Meqë përpos shoqërisë edhe politikën e kemi të sëmurë të diagnostifikuar me infeksion dhe atë me viruse shumë të rrezikshme që kanë efekte dhe ndikim shumë negativ mbi shëndetin e politikës atëherë duhet gjetur mënyra dhe mjete për ta shëruar sa më shpejtë Politikën. Unë në kolumnën time të fundit Politikën e kamë diagnostifikuar të infektuar me viruset më të rrezikshme si me injorancë, mendjemadhësi, keqbërje dhe hajni. Prandaj duke i pasur parasysh këto sëmundje apo infeksione atëherë nuk duhet humbur kohë por duhet intervenuar sa më shpejtë që është e mundur me qëllim që politika të shërohet, pasi mos shërimi i saj i shpejtë mund të ketë pasoja shumë të rënda për shoqërinë dhe shtetin por edhe për të gjithë qytetarët që jenë pjesë përbërëse të shoqërisë dhe shtetit. Pra duhet gjetur metoda, mënyra, duhet përcaktuar terapi si dhe përshkruar medikamente adekuate dhe të qëlluara me qëllim që procesi i shërimit të jep rezultate pozitive nga i cili proces do të shërohet politika. Përpos kësaj duhet gjetur edhe mjek adekuat të ditur, të aftë dhe me përvojë që do të kontribuojnë për shërimin e politikës e cila një kohë të gjatë këtu te ne është në rrezik shumë të madh jete. Këtu nuk ndihmon mjekësia, por mund të ndihmojnë shkenca politike, dituria, teoritë politike si dhe përvoja e njerëzve të aftësuar në lëmin e politikës.
Nëse pyetem unë politikën mund ta shërojnë dhe stabilizojnë vetëmse mjekët e politikës e ata janë Politologët të cilët kanë lexuar kanë studiuar dhe kanë bërë hulumtime të panumërta në lëmin e shkencave politike. Këta i dinë më së miri shkaqet e sëmurjes së politikës dhe pasojat nga sëmurja si dhe çrregullimet shëndetësore të politikës, por këta gjithashtu i dinë edhe pasojat dhe të këqijat nga mos-shërimi në kohë i politikës. Por jo, politikologët këtu te ne i kanë lënë jashtë politikës dhe në të kanë zënë vend analfabetë të dëshmuar që lere më që nuk e dinë se çfarë është politika dhe çka përmban ajo por këta janë të pavetëdijshëm se edhe politika sëmuret. Po po një politikë që udhëhiqet dhe zbatohet nga njerëz joadekuat dhe të paditur është politikë e sëmurë. Ndërsa njerëzit analfabet dhe joadekuat nuk dinë ta shërojnë politikën por vetëmse ta sëmurin të njëjtën. Lirisht do të them se tentimet dhe përpjekjet për shërimin e politikës për ta janë fantastikë shkencore.
Pse te ne të gjithë njerëzit joadekuat dhe të paditur janë në politikë.
Dikush e ka të freskët memorien se në Ish Republikën Federative të Jugosllavisë udhëheqës kryesorë politik ka qenë Josip Broz Tito për të cilin thuhet se me profesion ka qenë zejtarë. Ai vërtetë në disa periudha i ndihmuar ndoshta nga jashtë e ka udhëhequr mirë shtetin e përbashkët ish RSFJ-në prandaj këtu te ne gjatë 30 viteve të fundit politikës ia mësyn dhe në të zunë vend njerëz pa profesion, zejtarë, përsëritës në shkolla dhe njerëz të pashkolluar- analfabetë. Sot pra të gjitha institucionet politike shtetërore dhe publike janë të stërmbushura me njerëz laik dhe analfabet të politikës ani pse këta vishen bukur dhe firmato por gati të gjithë këta nuk marrin aspak erë në politikë. Dhe për shkak të këtij realiteti ne i kemi pasojat që i kemi në politikë pra edhe gjendjen e pavolitshme që e kemi akualisht në të. Kjo ndodh për shkak se politologët janë jashtë proceseve politike bile këta janë edhe jashtë çdo procesi shoqërorë, ndërsa analfabetët dhe laikët të gjithë janë brenda në politikë dhe janë pjesë përbërëse e të gjitha proceseve më të rëndësishme politike. Të njëjtët bile edhe bartin poste shumë të rëndësishme dhe të larta politike.
Ndërsa politologët me diploma dhe vërtetime të shumta dhe të panumërta për kryerjen e Fakulteteve por dhe të studimeve pasdiplomike – magjistraturave dhe doktoraturave janë të punësuar si kamerier, kuzhinier, gatues, shitës nëpër markete, shoferë taksishë, personel sigurimi si dhe pastrues lokalesh dhe WC-shë. Dhe nëse kërkohet person më i qëlluar më adekuat dhe më kompetent për ta udhëhequr zbatimin e procesit të shërimit të politikës atëherë propozoj që ai të jetë Presidenti i Republikës, z.Stevo Pendarovski. Le të jetë ky Kryemjeku, i cili do ti udhëheq aktivitetet e nevojshme dhe tepër të domosdoshme për shërimin e politikës, por edhe për kthimin në kushte normale të proceseve politike. Me këtë Z. President kërkoj që tu japësh përkrahje më të madhe politologëve që janë lënë në mëshirën e fatit i cili për ta është jo vetëmse fatkeq por do të thosha se është edhe katastrofik.
Të bëhemi të gjithë se bashku ta shërojmë politikën, ta kthejmë të njëjtën në gjendje normale, pasi kjo është dërmuar nga krizat dhe çrregullimet e njëpasnjëshme të cilat kriza i kemi shfaqje shumë të shpeshta në shtet. Unë besoj se me një nismë të tillë ku shtyllë kryesore do të jetë Presidenti i shtetit me kontribut edhe të politologëve politika te ne do të shërohet dhe normalizohet plotësisht dhe ne do të vazhdojmë të jetojmë të lumtur, të gëzuar dhe të kënaqur në shtetin tonë Republika e Maqedonisë së Veriut. Z. President ju lutem përkrahni politologët, sepse përkrahja e juaj për ta është shumë e rëndësishme dhe e domosdoshme, por dhe paraqet një kontribut për normalizimin e politikës si edhe për normalizimin e shtetit. Ju jeni njeriu shumë adekuat për t’ua dhënë këtë përkrahje politologëve, sepse vini nga qarqe akademike dhe kush më mirë do ta përkrahte njeriun e shkolluar të ditur dhe të aftë përpos juve z.Pandarovski.