Shkup, 15 prill – Opinioni, anlaistët dhe ekspertët druajnë se a do të arrihet cenzusi në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale. Kryeministri Zoran Zaev, në debatin me analistët Albert Musliu dhe Arben Ratkoceri në “ClickPlus” në Tv21, ka theksuar se pretë që të arrihet cenzusi, ndërsa në rast se nuk arrihet, ai thotë se vendi zhytet në një krizë të re politike, përcjellë gazeta KOHA.
“Nëse nuk arrihet cenzusi, Ligji thotë se duhet të shkojmë në zgjedhje, në zgjedhje të dyta, por njëherë nëse nuk arrihet cenzusi, nuk do të arrihet as herën e dytë. Besoj se do të kemi zgjedhje të suksesshme. 37 për qind, pa pjesmarrjen e aktorëve të mëdhenjë politik arritëm për Referendumin. Zgjedhjet janë çështje tjetër. Refendumi ishte një proces i rëndë, sidmos për palën maqedonase, dhe me këtë të gjithë ne pajtohemi. Për President është çështje tjetër, nëse vendos dikush të bojkoton, duhet ta bartë me vete edhe rrezikun se çfarë nëse arrihet 40 për qindëshi edhe me bojkotin e tyre. Besoj se do të arrihet 40 për qindishi”, ka thënë midis tjerash Zaev, transmeton gazeta KOHA.
Zaev thotë se as që mendon për bojkotin, për arsye se Renata Deskoska si juriste e parë në Qeverinë tij i ka thënë se ke mundësi që ti përsëritë zgjedhjet, dhe se ka mundësi që të ndryshoshë Kushtetutën dhe në të ka dy mundësi, njëra është që të heq cenzusin, e tjera që Presidenti të zgjidhet në Parlament.
“Mendoj se do të ketë cenzus, për arsye se besoj te qytetarët. Një situatë e tillë do të ishte një krizë e re politike”, deklaroi Zaev. (koha.mk)