Presidencialet, Taravari: Partitë shqiptare të dalin me kandidat të përbashkët (VIDEO)

Uashington, 10 shkurt – Nënshkrimi i Protokollit për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në NATO është një zhvillim i rëndësishëm për sigurinë në rajon, thotë Arben Taravari, Kryetar i Komunës së Gostivarit.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Taravari, që mban edhe postin e Sekretarit të Përgjithshëm të partisë Aleanca për Shqiptarët (ASH), thotë se partitë shqiptare duhet të dalin me një kandidat të përbashkët në zgjedhjet presidenciale të 21 prillit, transmeton gazeta Koha.