Presidenti i Republikës pasditen e kësaj të hëne ka publikuar në faqen e presidencës raportin 55-faqësh që do të përdorë para Komisionit të Venecias për të argumentuar vendimin e tij për të anuluar dekretin për zgjedhjet e 30 qershorit.
Në këtë raport jepen detaje se ky akt i presidentit nuk ishte antiligjor dhe antikushtetues sikundër pretendon mazhoranca, e cila kërkon shkarkimin e tij.
Ndërkohë presidenti Meta do të jetë në Komisionin e Venecias në datë 11 Tetor për të dëshmuar për këtë vendim, pikërisht në të njëjtën ditë kur ky komision do ketë gati edhe opinioin lidhur me kreun e shtetit.