Preshi, ja gjithë sëmundjet që kuron

Preshi kultivohet kryesisht në Azinë e Vogël, ku ka dhe origjinën e vet, si dhe në Shtetet e Pellgut të Mesdheut. Preshi i freskët përmban shumë lëndë ushqimore me vlera të larta biologjike, fiziologjike, dietetike e mjekësore për organizmin e njeriut. Preshi i freskët përmban: proteina, lëndë të thatë, proteina, yndyrna, karbohidrate, celulozë, kripëra mineral dhe 1 kg presh i freskët përmban 490 kalori. Lëndët kryesore minerale të preshit janë: Kaliumi, natriumi, kalciumi, magnezi, hekuri, fosfori, siliciumi, klori, squfuri që i jep aromën dhe shijen karakteristike specifike të gatesave të preshit. Preshi përmban më shumë sheqerna (karbohidrate) sesa qepa. Preshi, ashtu si dhe qepa përmban po ato lëndë që janë të nevojshme dhe të domosdoshme për ndërtimin dhe funksionimin normal të trupit të njeriut, prandaj si qepa dhe preshi futen në grupin kryesor të perimeve e zarzavateve që njeriun duhet të konsumojë për çdo ditë dhe për të gjithë jetën e tij. Preshi përmban më shumë vitamina C sesa qepa: Në 100 gramë qepë të njoma ose të freskët ka deri -30 mg, vitamina C (sa domatja, ndërsa në 100 gr masë preshi të njomë ndodhen 15-90 mgr vitamina C dhe vetëm me 100 gr presh në ditë gati plotësohet nevoja ditore e njeriut për vitamina C që është -100 mgr. Preshi përmban më shumë sesa qepa edhe vitamina B12, si dhe disa vajra yndyrorë.