Sërbia ka tejkaluar Shtetet e Bashkuara dhe është vendi i pestë në botë kur bëhet fjalë për numrin e qytetarëve të vaksinuar për 100 mijë banorë.
Ndrërsa kur bëhet fjalë për numrin e të rivaksinuarve, Sërbia është vendi i parë në Evropë dhe i katërti në botë.
Në pjesën ku jetojnë shqiptarët në komunën e Preshevës numër i madh i qytetarëve kanë shprehur interesim për të marrë vaksinën dhe deri tani janë vaksinuar 10% e populatës
“Qytetarët e komunës së Preshevës më së shumti preferojnë Pfizer-BionTech dhe atë kineze” – tha Drejtori i Shtëpisë së Shëndetit, Driton Salihu.
Në qytetin e Bujanocit janë vaksinuar me të dyja dozat 748 persona, kurse vetëm me njerën 1381 ose në total mbi 2100 persona. Serbia pret disa miliona doza të tjera deri në fund të vitit për të ndjekur ritmin e tanishëm kur për pak kohë janë vaksinuar gati 1.3 milionë njerëz.
Edhe pse nga koronavirusi në Kosovë shënohen 437 raste të reja dhe 5 vdekje në 24 orët e fundit, Kosova është vendi i fundit në Ballkan që akoma nuk ka filluar me imunizimin e popullatës edhe pse u paralajmërua që vaksinimi do të fillojnë në muajin shkurt.
Shqipëri, vaksinohen punonjësit shëndetësor në Berat
Ndërsa në Shqipëri vaksinohen për COVID-19 punonjësit shëndetësorë në Berat, Kryeministi Rama tha se pranvera do të jetë periudhë vaksinimi intensiv.
“Shpresoj shumë që në ditët në vijim, pa u bërë ditët javë të tëra të kemi lajme të mira për rritjen e sasive edhe për shtrirjen intensive të vaksinimin. Duhet të përgatitemi sidoqoftë për të pasur një rrjet kapilar jo vetëm me Qendrat Shëndetësore, por të përfshijmë dhe ushtrinë, të përfshijmë dhe studentë të infermierisë, në mënyrë që gjithë këtë periudhë të pranverës ta kthejmë në një periudhë vaksinimi intensiv dhe t’ia dalim që të kemi një pozicion shumë lart në klasifikimin e vendeve për nga eficenca e bërjes së vaksinës” – tha Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Numri global i rasteve të reja Covid-19 ka rënë me 11% në 2,4 milion, javën e kaluar, një normë më e ulët se katër javët e mëparshme, njofton raporti i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH). Deri tani në të gjithë botën nga virusi korona jetën e kanë humbur afro 3 milion persona.