Shkup, 2 nëntor – Maqedonia dhe Bullgaria sërish vendosën afat për lidhje të ndërsjellë hekurudhore e cila paralajmërohet mbi dy dekada nga disa qeveri në të dyja shtetet. Për tetë deri në dhjetë vjet, midis vitit 2025 dhe 2027, duhet të përfundojë ndërtimi i hekurudhës nga ana e Maqedonisë e cila përfshin tre akse: Kumanovë-Ballekovcë, Bellakovcë-Kriva Pallankë dhe Kriva Pallankë-vendkalimi kufitar Deve Bair, dhe nga ana bullgare nga Gjuesheva deri te kufiri i Maqedonisë.
Dinamizëm i aktiviteteve me Marrëveshjen për bashkësi transportuese
Linja hekurudhore midis Shkupit dhe Sofjes me të cilën përfundon pjesa lindore e Korridorit tetë është projekti më i madh që realizohet pas nënshkrimit të Marrëveshjes për bashkësi transportuese me të cilin u ndanë 70 milionë euro për aksin e dytë të kësaj hekurudhe, në shtrirjen nga Bellakovci deri në Kriva Pallankë, në gjatësi prej 34 kilometrash.
Nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve thonë se Qeveria e RM-së është fuqimisht e përkushtuar në realizimin e këtij projekti jashtëzakonisht të rëndësishëm. Në këtë drejtim, potencojnë, janë edhe angazhimet që të arrihet marrëveshje e përbashkët me Qeverinë e Bullgarisë përmes nënshkrimit të Memorandumit me të cilin që të dyja palët zotohen që t’i ndërtojnë akset që mungojnë.
“Problemi me shpronësimin për aksin e dytë në pjesë të madhe është tejkaluar dhe ka filluar proces për parakualifikim që është i lidhur me 70 milionë euro të ndara me qëllim që të përshpejtojmë dinamikën e punës. Themelore është që të dinamizohet procesi duke pasur parasysh se aksi i tretë për hekurudhën nga Kriva Pallanka deri në Bullgari, është më e komplikuar dhe më e shtrenjtë edhe pse është me më pak kilometra”, deklaroi ministri i Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugareski.
Siç porositi eurokomisarja për transport, Violeta Bulc në biznes Samitin 100 të kohëmëparshëm në Shkup, ndërlidhja tejkufitare transportuese është prioritet. “Hekurudha është mënyra më e mirë që të shkohet përpara, sepse në të njëjtën kohë i dërgoni kërkesat për harmonizim të ndërsjellë për transportin klasik rrugor. Më vjen mirë që hekurudha është prioritet kyç”, deklaroi Bulc. Porosi për rëndësinë dhe përkushtimin e projektit infrastrukturor hekurudhor dërguan edhe në takimin në qershor të këtij viti ministrat e Transportit të Maqedonisë dhe Bullgarisë, Goran Sugareski dhe Ivajllo Moskovski. Lidhja hekurudhore nga Sofja deri në Shkup është me rëndësi thelbësore për qarkullim të lirë të udhëtarëve dhe mallrave, për ç’arsye ndërtimi i grupit është prioritet, vlerësuan pas takimit Sugareski dhe Moskovski. Ndërtimi i binarëve në Maqedoni ka filluar në vitin 1994. për atë dedikim janë ndarë para nga Buxheti shtetëror gjithnjë deri në vitin 2004, kur ndërtimi u stopua. Pas pothuajse stagnimit shumëvjeçar të punëve ndërtimore, në mars të vitit 2014 filloi ripërtëritja e tuneleve të ndërtuara dhe urave dhe ndërtimi i pjesëve të reja në pajtim me projektin.