Shkup, 19 mars – Pas premierës në programin zyrtar të “Tiff kids” Internacional, festivalit në Toronto, “Gjuetarët e shtrigave” e fitoi edhe çmimin për film më të mirë nga juria rinore, Best young joury award TIFF Kids.
“Gjuetarët e shtrigave” është tregim për miqësinë e vërtetë të dy fëmijëve, për Jovanin, djaloshin dhjetëvjeçar i lindur me paralizë cerebrale të pjesshme, i cili përmes imagjinatës së tij arratiset në botën e fantazisë.
Filmi është në regji të Rashko Miljakoviq, skenari është shkruar nga Marko Manojloviq dhe Millosh Kreçkoviq, ndërsa në të luajnë Mihajlo Milaviq dhe Silma Mahmut, si dhe Jelena Dokiq, Milutin Milloshevski dhe aktorja e njohur botërore nga Maqedonia Jelena Jovanova. Drejtor i fotografisë është Miksha Angjeliq, kostumograf Irena Atanasovska, montazhier i flimit Gjorgje Markoviq, ndërsa operator zëri është Igor Popovski.
Në këtë bashkëproduksion të Maqedonisë me Serbinë, producente është Jovana Karauliq nga Aksioni Produksion, ndërsa bashkëproducent është Ognen Antov nga “Drim faktori”.