Shkup, 24 prill – Shfaqja “Fantazma” nga Dejan Dukovski, ndërsa në regji të Sërgjan Jankijeviq do të vihet në skenë në Teatrin Popullor të Maqedonisë.
Gorast Cvetkovski e luan rolin kryesor – Aleksandar Mara, ndërsa pranë tij luajnë Nikolla Acevski, Emil Ruben, Tanja Koçovska, Ivica Dimitrijeviq, Tina Tërposka, Oliver Mirkovski, Matea Jankovska, Sashko Kocev, Nina Dean, Jordan Simonov dhe Toni Mihajllovski.
Kjo është shfaqja e parë e TPM e cila mbështetet nga Ministria e Kulturës për vitin 2018, ndërsa në bashkëpunim me “Kontrapunkt” dhe me mbështetjen e Komunës Qendër.