Klubet e Premier Ligës kanë paguar më shumë se 200 milionë sterlina për menaxherët gjatë vitit të fundit, rreth 20 për qind më shumë se në sezonin 2016-17. Federata Angleze e Futbollist ka nxjerrë dje shifrat e paguara nga klubet angleze për menaxherët gjatë transferimit të futbollistëve. Liverpul ka shpenzuar rreth 27 milionë sterlina në këtë aspekt dhe ndiqet nga pranë nga Çellsi dhe Mançester Siti. Klubi i Jurgen Klopp shpenzoi 75 milionë sterlina për të marrë Virgil van Dijk nga Sautempton në janar duke vendosur rekordin e klubit në merkato. Nga ana tjetër, Mançester Siti, që shpenzoi rreth 200 milionë sterlina në merkaton e verës, ka paguar 23.5 milionë sterlina për menaxherët, ndërsa Mançester Junajted ka shpenzuar 18 milionë sterlina për këta njerëz që kujdesen për futbollistët. Kurioz është fakti se Vatford renditet në vendin e pestë dhe gjashtë vitet të fundit ka shpenzuar 13.4 milionë sterlina për menaxherët e futbollistëve.