Premierliga angleze do të raportojë humbje ulje të fitimeve para tatimit prej 350 milionë euro, për shkak të ndryshimit të rregullave të kontabilitetit, që lidhet me pagesat që i bëhet klubeve për të drejtat televizive, shkruan Financial Times. Ulja e fitimeve ka të bëjë me rënien e vlerës së këmbimit të ‘paundit’ kundrejt monedhave tjera dhe për shkak të rregullave të reja të kontabilitetit që shteti ka urdhëruar të zbatohen prej verës së kaluar.
Kontratat e majme të drejtave televizive, Premierliga deri tani ua kishte paguar klubeve në monedha të ndryshme, paund, dollarë dhe euro. Rregullat e reja të kontabilitetit kanë bërë që nga kontratat ekzistuese, të zvogëlohen të ardhurat reale të ligës.