Premier League, vjen fitorja e parë për Arsenalin

Arsenali ka rritur të gjejë më në fund fitoren e parë në Premier League pas dy humbjeve në dy javët e para të kampionatit. “Topçinjtë” mposhtën me rezultatin 3-1 në “Emirates Stadium” skuadrën e West Ham. Arsenali e pa veten në disavantazh në minutën e 25, pasi miqtë shënuan me Marco Arnautoviç. Gjithsesi, reagimi i londinezëve ishte i menjëhershëm dhe vetëm 5 minuta më vonë arritën të barazonin shifrat, duke shënuar me Monreal. Arsenali gjeti rrjetën edhe dy herë të tjera, fillimisht pas autogolit të Diop dhe më pas me anë të Danny Welbeck, në minutën e dytë shtesë.