Premier league, trajneri dhe dy lojtarë rezultojnë pozitiv me Covid-19

15

Trajneri i skuadrës londineze të West Ham United, dhe dy lojtarë të tjerë kanë rezultuar pozitiv me Covid-19, transmeton Insajderi, përcjellë gazeta Koha.mk.

David Moyes, trajneri aktual i West Ham, dhe dy lojtarë, Issa Diop dhe Josh Cullen kanë rezultuar pozitiv, pak para fillimit të ndeshjes në kuadër të “Carabao Cup”, ndaj Hull City, njoftojnë mediat angleze.

Rezultatet e analizave kanë mbërritur pak para fillimit të ndeshjes, ndërsa të infektuarit me koronavirus, janë larguar menjëherë  nga stadiumi. Pas këtij episodi, loja vazhdoi normalisht, ndërsa në fund ndeshjen e fituan londinezët me rezultat të thellë 5:1, duke kaluar në raundin tjetër të kupës.

Comments are closed.