Menaxherët dhe ndërmjetësit e operacioneve në merkato që janë zhvilluar në Premier League kanë kaluar një vit shumë pozitiv. Sipas të dhënave të publikuara nga Federata Angleze e Futbollit, shpenzimet janë rritur me 34%. Nga 130 milionë sterlinat (151 milionë euro) të arkëtuara në sezonin 2014/15 (i fundit që FA ka publikuar të dhënat), në fakt, është kaluar te 174 milionë sterlinat (203 milionë euro) të përftuara nga shkurti i 2016-ës në shkurtin e 2017-ës, që në thelb përmbledh dy sesionet të merkatos (të verës dhe të dimrit) të sezonit aktual. Rekordin e mban Manchester City që ka shpenzuar 26,2 milionë sterlina, ndërsa ndjek nga shumë afër Chelsea me 25 milionë sterlina, me Manchester United që mban vendin e tretë me 19 milionë sterlina. Klasifikimin e mbyllin Hull City, që ka shpenzuar 1,9 milionë sterlina, Middlesbrough (2,4) dhe Burnley (2,5). Manchester United, ndër të tjera, ka bërë tre operacione me Mino Raiola: menaxheri i famshëm që ka dërguar te “Djajtë e Kuq” Ibrahimovic, Mkhitaryan dhe Paul Pogba, duke bërë rolin e ndërmjetësit, siç kuptohet nga dokumentacioni që është publikuar nga Federata Angleze e Futbollit.
Për sa i takon kategorive të tjera të futbollit anglez, janë rritur shpenzimet për menaxherët dhe ndërmjetësit edhe në Championship, me +62%, duke arritur në 42,4 milionë sterlina (49,5 milionë euro) (rekordi mbahet nga Newcastle me 10 milionë sterlina), ndërsa në League One dhe League Two shpenzimi total ka pësuar një rënie në krahasim me sezonin 2014/15.