Premier League gati ndryshimin rrënjësor

14

Premier League mund të ndryshojë për sa i përket merkatos. Federata Angleze ka urdhëruar klubet që të pranojnë sistemin e ri, i cili do të bllokojë blerjen e lojtarëve të huaj në merkaton e janarit. Kryetari i FA-së, Greg Clarke, ka paralajmëruar se nëse diçka e tillë nuk ndodh, atëherë shumë shpejt do të shkatërrohet talenti vendas.

“Çfarëdo që të bëjmë është e pashmangshme që transferimi i talenteve evropiane do të zvogëlohet nga tregu aktual, edhe pse ne duam që të kemi më shumë lojtarë të mirë jo vendas, për të mbajtur pozicionin si kampionati më i fortë në botë. Pikërisht këtu ne duam të bëjmë një ndryshim në mënyrë që të mbrojmë produktin vendas dhe ekipet kombëtare”, shkruhej në letrën që Clarke i ka dërguar klubeve të Premier League.

“Kërkesat e qeverisë janë që lojtarët e huaj që vijnë te ne duhet të vendosen në nivelin më të lartë. Kjo sepse ato luajnë një rol të rëndësishëm në futboll dhe të mos zënë vendin e lojtarëve vendas, që tashmë e kanë bërë diçka të tillë. Të gjitha këto duhen të pasqyrohen në sistemin e lirë. Në sistemin e ri klubet e Premier League do të kenë më shumë aksese në tregun global. Ne kemi lojtarët më të mirë evropianë që luajnë jashtë kampionateve të tyre, por shumë pak vijnë nga Amerika e Jugut apo nga Afrika” mbyll Clarke.

Ndërkohë klubet kanë kohë deri në datën 31 tetor për të arritur në një marrëveshje me Federatën për sistemin e ri që do të vendoset në janar.