Koha e krenarisë imagjinare shkoi. Vrite krenarinë e tillë inhibuse për brendinë tande! Shteti abuzon me vartësit e me krenarët imagjinarë! Prandaj, mos abuzo me veten më! Pozita politike e shqiptarëve i jep simptomat e një karakteri kolektiv politik të quajtur “agresivitet pasiv”, ose tregon një lloj sjelljeje ose personaliteti të karakterizuar nga rezistenca e tërthortë ndaj kërkesave të të tjerëve…
Nga Adelina MARKU
- Ne vazhdojmë të jemi dy botë të ndryshme, maqedonasit e shqiptarët, ose më saktë ne do vazhdojmë të jemi në këso taboresh ndryshse sepse kemi trashëgimi kulturore dhe formësimi të ndryshëm. O loçk, s’ka send të keq këtu a, gjithandej në dynja kështu jetojnë diversitetet. Por, kur përmend formësimin , kështu me gjasë dua të rrumbullakoj ma së miri kulturën shtetare . E jona padyshim është kultivu nën supremacinë e shumicës. Në esencë, del të jemi vartës! Dytësorë në kulturë shtetare. Dytësorë në edukim shtetar. Jo mirë për shëndetin personal apo, por për shëndetin e tjetrit je gjithmonë si tip vitamini, kapish! Por, organizmi me hipervitaminozë e dhjen tepricën e vitaminës, kapish. Doemos ky nuk është konstatim i ri, bile do thoja është bajat e prandaj nuk duam t’a konsumojmë si temë këtë realitet. Ne mendojmë se sot është koha me rrend e konsumu tema të rreja. Aha . Bukur – do thoja , bukur! Por cilat janë temat e reja sot. Bahhhh, m’u desht me e flejt mendimin e me i çapërdis sytë në bardhësinë e Microsof Word, ngase bahhh, temat e reja për ne më dolën po ato të vjetrat …Jo lëvizje në kohë, por ngecje në kohë . Ky stagnim saças më mrroli tan euforinë që e pata për me shkrujt për temat e reja tona! Të përbashkëtat a, të të gjithve në këtë shtet!
- Dhe jo më larg se para do ditësh ndoqa një pres konference dhe aty: fashizëm! Dëgjova po ato thirrje arkaike të një grupi (tani ma të reduktum në numër) me frymëzim fashist që vazhdojnë të shfryjnë me ‘’Shiptari i vdekur është shiptar i mirë!’’ Unë mbaj mënd edhe të tjera, psh ( më korigjoni nëse gaboj ju lus!), i mbaj mënd si e vogël prindërit e mi që tërboheshin kur nga kutia e TV , në ‘’Lajme’’ thuheshin do kualifikime të llojit : ‘’shiptarskite separatisti i irredentisti rabotele protiv drzhavnite interesi. Zatvorskite kazni sledat za ovie opasni grupi!!! ’’e kualifikime të këtilla m’u nlug të jetës pluralizmit a që kanë kaluar përskaj veshëve të mi. ‘’Gjyqe kafkiane!’’ – do thoshte vëllau im i madh …Prit prit, por unë e ai ishim fëmijë të një gjykatësi !? Ç’e bënte Babën tim gjykatës ma të mirë se ai gjykëtësi që kish burgosur separatistë e irredentisë shiptarë?!? Unë e dija përgjigjen edhe atëherë e vogël, por edhe sot e madhe! Sot shkruaj përsëri , në emër të babës sim! Ai ishte mohikani i fundit i drejtësisë për synin tim! Dhe sërrish: ç’ishin këta shiptari e kush ishin këta albanci? Prit prit, po kush ishin SHQIPTARËT atëherë?! Po unë ç’isha për shtetin?! Aaaa?!?! Oj nannnn , s’desha t’i kthehem kësaj kohe! S’desha! Psikoza këta, që shtresoheshin pazë brenda meje , si tulla përmbi tullë tek në vete ndërtova një gjigand banimi ku strehohej krenaria ime për mos t’i reaguar ‘’të padijshmit që më quan shiptarka ’’. U bona beton brenda vetes! Unë edukova krenarinë deri në nivel institucioni individual, pothuajse n’ përbindësh e zhvillova. Por ky institucion ishte imagjinar a, nuk m’u kultivua asnjëherë në institucionin shtetëror , unë s’flisja/s’flas dot kulturën e barazisë në institucionin ku punoj, sepse ka supremacinë bazament ndërtimi fatkeqësisht, pra unë dëshmoj/a veten para shtetit që ishte ngritur përmes kulturës së supremacisë ndaj llojit tim edhe sot e kësaj dite ( kjo është lodhje, nuk asht mbindërtim! Ose është …hipokrizi!) , për më shumë – tipat si unë ( jena PLOT!) , tani rrefuzohen nga ‘’partitë etnike shqiptare’’ tuj iu pëshpërit n’vesh : ‘’TAA, NE’’! …‘’Kush është bre ai bir nane që mundet me ma rrëzu krenarinë shqiptare ?! Se ne me shekuj…blla blla blla ‘’ …Do ndijsha ndonjë lider shqiptar aty këtu , para e pas luftës a, ktyne ditve njashtu, e do heshtja përsëri sepse nuk e bindnin dot krenarinë monstruoze timen këta liderë të suprimuar ‘’to the bones’’ n’qeverisje shteti! Dikur u mësova të jetoja me këtë realitet, si i thonë fjalës, e jetoja ajrin tim . Ashtu vazhdoj edhe sot e kësaj dite! Kam vetëdije e them: çfarë gabimi fatalist ky imi! Ose më saktë, u mësova të dëgjoj storjen e 71 xhamive të ndërtume në Gostivar psh e pa shkolla të mjaftueshme e deponi t’a zemë , storjen e Dibrës pa njerëz- qytet lugat , Tetovës pa ujë e e me dy univerzitete , storjen e shqiptarëve që shkojnë me luftue në ISIS ta zemë, storjen e shqiptarëve të krishterë të asimilum, ose ‘’saktësinë e metodologjisë së reformës’’ në BFI sëfundmi, hahahah. Hej , ajri im është egoist tanimë!
- Tek isha te fëminia n’mendjen time …me gjasë luhej një lojë , si lojë fmijësh në dukje ( e rrezikshme!) , me të mirët e të kqinjtë a , pa kujtuar se këta fmijë do rriteshin saças , e do e vazhdonin lojën e kultivume n’fmijëri për t’a vazhduar në trup t’rritunish. I miri e I keqi do bëheshin shtetanët sot e do prodhonin kulturë lojnash prej shtetanësh: unë t’a luaj të mirin, ti luaje të keqin. Ti je shiptari, unë jam albanka , ti duhesh me qenë i shëmtuar , kokëulur e primitiv e i përjashtuar ndërsa unë pritet të isha e pashëmtuara , e shkollumja e liberalja dhe e përqafuara …Hmmmm, kështu disi do e banalizoja tregimin ‘’shiptarite i albancite’’ por me gjasë , tek e jetoja kontekstin përmes kulturës së injorimit të tyre unë vetëkrijova një si tip bindjeje se njerëzit krenarë nuk duhen të reagojnë kësi lloj banalizmave , kupton, pra krenari nuk mereshka me banalizma fashistësh. Pse mi, banalë të duken fashistët?! Jo, duken fashistë! ( Të atillë që t’a rrjepin krenarinë biles! )Hmmm, kështu disi kisha kriju një si tip vetëbindjeje, dhe ecja , ecja në moshë , pa kuptuar ( e dija/e dij) se vetërrezikoja veten , ngase një ditë krenaria ime do fryhej si gjelkokosh e do pëlciste BUUUUMMMMFFFFFFF!!! Atëherë do ia kisha lujt nanën edhe vetes, edhe fëmijës tim por edhe tan rrethit!
- SOT, pas pres konferencës fashiste që dëgjova persiatem përsëri: Po sa shpifëse qenka krenaria ime se ?! Apo këta që nuk e dijnë epin mbi krenarinë time janë shumë të pa kuriz?! CILA!? CILA?! CILA MBAN!? Unë qesh e edukuar që të krijoj e kultivoj mbasandej kulturën time personale për të injoruar fashizoizma të këtilla. Nuk është që kam rrendur të reagoj pas kësi thirrjesh kur i kam dëgjuar përgjatë tan jetës sime . Po sa neveritëse ishin ato fashizoizmat e rinisë sime t’gufume e plot libido e afsh për krijim e rritë, ju kujtohen sa pise e dhimbshpirte ishin ato thirrjet : ‘’Komora gazi për shiptarët?! ‘’ Atëbotë s’kish FB, do e kisha bo një postim tip FENDE , tip PORDHE , e do kisha vetknaqur krenarinë time naïve ! Pa pa pa , dikush do ma kish mburr shpinën , e unë do kisha flejt po me krenari. Oiiiiiii çka I paskam bë vetes, një KRENARE DYTANE !!!! Hej, si duket krenaria e dytësorit, e vartësit …?!?!?! Duket e atillë që nuk e ka knaqur gufimin e rinisë, asaj rinie që lypke ardhmërinë e njejt e t’bardh e plot vision si bashkëqytetari im maqedonas. Isha/e e/i suprimuar edhe nga të suprimuarit. Dyfish e suprimuar! Përse s’kam rrendur të reagoj , pyetem dhe më vërshojnë do arsyetime të papërcaktuara qartë , të pa cilësume mirë …del që i kam lejuar , i kemi lejuar pra ! Po pra, ky është ai mentaliteti vartës që e përmenda, dytësori !
- Mentalitet Vartës ose Shpellar ( madje i jap të drejtë Zimerit, sado dhemb!) , tanimë është bo rrafsh njilloj: ‘’the World is Flat’’…Jena barazu në mediokritet politik e lidershipi kulturor! Shiptar, shqipatr ose albanec përsëri do rreshtohemi pas referndumit mbi ndërimin e emrit të shtetit e do i mbajmë frymën shtetit, për të satën herë! Kjo nuk është sakrificë jo, do duhej të ishte kulturë shtetare . Por…nuk i ngjan të tillës fatkeqësisht, sepse kultura shtetare do mentalitet fisnikësh e avangardësh. A e sheh miku im se cfar krenarie primordiale ke ushqyer tan’ jetës tande!? Ti ke trashëguar gjendjen e të suprimuarit kolektiv dyfish, dhe e pritshme është që përsëri e me indolencë t’a kapërcesh fashizmin e tjetrit ndaj teje, por ma së keqi asht se ke humbur shijen tanimë edhe për integrimin në NATO…thjesht , do e bësh votën – se duhet bërë, por jo se paske kultivu kulture shtetanësh! Bashkë me mua!
- Koha e krenarisë imagjinare shkoi. Vrite krenarinë e tillë inhibuse për brendinë tande! Shteti abuzon me vartësit e me krenarët imagjinarë! Prandaj, mos abuzo me veten më! Pozita politike e shqiptarëve i jep simptomat e një karakteri kolektiv politik të quajtur “agresivitet pasiv”, ose tregon një lloj sjelljeje ose personaliteti të karakterizuar nga rezistenca e tërthortë ndaj kërkesave të të tjerëve dhe shmangia e konfrontimit të drejtpërdrejtë, prandaj bëhemi vartësit të vazhdueshëm ndaj vendimit të tjetrit! Logjika e politikanit shqiptar sot, para dyerve të NATOS , ndryshon nga ajo e etnisë së tjetrit : ata i dëgjoj të thonë : KE NE BIDE!…ndërsa ne duhet të fillojmë të themi: NE JEMI!
- Vartësi asht Steril, Prijësi asht pjellor!
(Autorja është kolumniste e rregullt e gazetës KOHA)