Në dyvjetorin e vdekjes së aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, pranë varrit të babit ka qëndruar edhe vajza e të ndjerit, Arsa, e cila ende nuk i ka mbushur dy vjet. Fotoja e Arsës po qarkullon në rrjetet sociale.
E homazhe pranë varrit të Deharit, sot gjatë ditës kanë bërë edhe aktivistë të shumtë si dhe liderë të Lëvizjes Vetëvendosje.