Këto ditë lufte, mjekët janë sprovuar me situata të rënda për shkak të luftës me koronavirusin.
Një nga këto raste është edhe një mjek nga Kalifornia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i cili është në vijën e parë të luftës, për t’i dalë në ndihmë pacientëve që janë prekur nga ky virus “vrasës”.
Por drama e Dr. Timmy Cheng, nuk mbyllet këtu. Ai ka vendosur të jetojë në një tendë në mënyrë që të mbrojë familjen e tij nga sëmundja vdekjeprurëse.
Cheng izolohet në momentin kur përfundon punën dhe nuk takohet me familjarët e tij. Cheng ka ngritur çadrën në garazhin e tij, ku fle çdo natë pas një dite pune rraskapitëse në spital, në mënyrë që të mbrojë gruan dhe fëmijët e tij.