Përfaqësuesja e Kosovës U-21 do ta zhvillojë ndeshjen eliminatore kundër Anglisë më 9 shtator. Në ishull, djelmoshat e Rafet Prekazit do të përballen me futbollistët e talentuar të Anglisë në kuadër të grupit 3, raporton Zëri.info, përcjellë gazeta KOHA. Pas dy ndeshjeve, Kosova renditet në vendin e parë në grup, derisa Anglia ende nuk ka zhvilluar ndonjë ndeshje.
Trajneri i Kosovës U-21 Rafet Prekazi është shprehur tejet optimist për ndeshjen me “Tre Luanët”.
“Anglia ka shumë futbollistë të talentuar të talentuar që luajnë në Premierligë dhe në Championship (Liga e Dytë e Anglisë)”, tha fillimisht Prekazi, “Megjithatë, ne ende nuk i njohim mjaft mirë përveç disa individëve. Pas Kampionatit Evropian, Anglia ka ndryshuar gjeneratën dhe ky mund të jetë problem për ta”, deklaroi Prekazi.