Shkup, 20 nëntor – Shpenzimet e parave shtetërore prej sot janë në kontroll të opinionit. Përmes ueb platformës “Financa të hapura” mund të shihen të gjitha pagesat e institucioneve shtetërore dhe pranuesve të mjeteve. Të arritshme janë shpenzimet e vitit 2010 e këndej, ndërsa në të ardhmen do të publikohen të dhënat për 15 ditë.
Ueb platformën e re “Financa të hapura” e prezantuan sot kryeministri Zoran Zaev, ministrja e Financave Nina Angelovska dhe ministri pa resor i obliguar për Komunikime, Llogaridhënie dhe Transparencë Robert Popovski.
“Sot para syve të opinionit i vendosim të dhënat financiare për mbi 12,5 milion transaksione. Standardet janë parashtruar. Prej sot e më tutje gjithmonë kur ndonjë ministri, agjenci ose drejtori shtetërore do të kryejnë pagesa të parave, transaksionet në kohë rekorde do të jenë publikisht të arritshme për kontroll ç’do transaksion në të gjitha institucionet shtetërore për të gjithë qytetarët në vend”, tha kryeministri.
Ai vlerësoi se sot është festa e transparencës dhe llogaridhënies në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
“Ajo është ashtu sepse pas shumë viteve përpjekje të sektorit qytetar në Maqedoninë e Veriut përfundimisht u hap thesari i Ministrisë së Financave dhe në kontroll të qytetarëve i vendosim transaksionet e kaluara, të tashme dhe të ardhme financiare të shfrytëzuesve buxhetor në shtet”, deklaroi Zaev.
Sipas kryeministrit, hapja e thesarit dhe gjithë të dhënat në të është një nga masat më të mëdha në drejtim të zvogëlimit të korrupsionit dhe parregullsive në punën e institucioneve shtetërore, si dhe kursimin e parave të qytetarëve.
“Me këtë nivel të transparencës dhe llogaridhënies qytetarët, mediat dhe organizatat qytetare do të munden lirshëm t’i hulumtojnë pagesat e institucioneve dhe të mbikqyrin nëse ndonjë institucion forson një operator të vetëm ekonomik ose kompani ose dërgon para te personat e njejtë fizik për punë të ndryshme dhe ngjashëm. Pastaj, përmes Ligjit për qasje te informatat nga karakteri publik mund të drejtohen te institucionet dhe të kërkojë plotësisht më shumë informata përderisa hasin gjithsesi në transaksion të dyshimtë. Në atë mënyrë platforma “Financa të hapura” në të ardhmen do të jetë korrigjues i punës së institucioneve dhe barrikadë e fortë për korrupsion, mosndëshkim dhe parregullsi tjera të cilat i hasim në vetë institucionet”, potencon kryeministri.
Sipas ministres së Financave Nina Angelovska, kjo paraqet deklasifikim të të dhënave për transaksionet e shfrytëzuesve buxhetor dhe tregohet se kemi kapacitet institucional për hapa më të mëdhenj demokratik.
Platforma, siç tha, është një nga rezultatet e rëndësishme nga reforma e madhe e financave publike, në thelbin e së cilës është transparenca.
“Me promovimin e kësaj platforme, përpjekja e kësaj Qeverie për menaxhim efikas, transparent dhe efektiv me financat publike bëhet realitet. Ky akt është më se i rëndësishëm sepse është një hap përpara drejt rrugës evropiane”, shtoi Angelovska, duke paralajmëruar se në Ministri punohet edhe në projekte tjera.
Ministri Popovski vlerësoi se kjo platformë është vetëm hap logjik dhe një nga masat e shumta që i ndërmori Qeveria kur e ka inicuar programin për reforma politike dhe demokratike për ta kthyer besimin e qytetarëve në institucionet e sistemit.
“Për herë të parë në praktikën politike të vendit tonë Qeveria është ajo që me vetë-iniciativë i vendosi në mënyrë më të sinqertë, më transparente punën financiare dhe aktivitetet në kontroll të opinionit”, potencon Popovski. sa/
Ai potencoi edhe në të dhënat se vendi së bashku me Malin e Zi është lider në rajon sipas indeksit të qartësisë i cili arrin 78 për qind në lidhje me plotësimin e indikatorëve.
“Tendenca është në rritje në dy vitet e fundit, dhe solli kthim në rradhitjen. Në vitin 2016 ishim në vendin e fundit. Atëherë kishte plotësim vetëm në 52 për qind të indikatorëve. Ajo që meriton vëmendje të veçantë është vendi i parë i vendit tonë pas shpalljes së buxhetit qytetar, ndërsa me këtë që sot e bëjmë do të radhitemi ende më lartë”, theksoi ministri Popovski.
Në fazën e parë të platformës “Financa të hapura” është planifikuar të shpallen transaksionet e institucioneve buxhetore të Buxhetit qendror, ndërsa ato janë institucionet e buxhetit themelor – ministritë, agjencitë, drejtoritë etj, si dhe fondet sociale. Pritet me inkuadrimin e qytetarëve dhe shoqërisë qytetare deri te informatat për disponim me mjetet buxhetore të nxitë shpenzimin e tyre përgjegjës dhe të mençur.
Në fazën e dytë do të publikohen edhe transaksionet e njësive të vetëqeverisjes lokale dhe institucionet e tyre buxhetore të cilat duhet të japin pëlqim paraprak përmes këshillit të çdo komune.
Platforma është përpunuar nga Ministria e Financave me mbështetje të Institutit republikan ndërkombëtar – IRI dhe USAID.
Platforma “Financa të hapura” i bashkangjitet platformës “Të dhëna të hapura”, vegël për llogaridhënie të Qeverisë e cila i tregon shpenzimet zyrtare personale tzë funksionarëve edhe në ueb-faqet e shërbimit të ri të Qeverisë dhe ministrive në të cilat punohet dhe të cilat përmbajnë informata të cilat më parë ishin tërësisht të paarritshme.