Zagreb, 13 korrik – Në Kroaci prej sot hyjnë në fuqi masa më të rrepta epidemiologjike, të paralajmëruara nga Shtabi i Krizës për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve në ditët e fundit.
Sipas rregullave të reja, është e detyrueshme mbajtja e maskës në dyqane, transport publik, ambiente mjekësore…
Maska do të duhet të mbajnë edhe punonjësit në kafene dhe restorante.
Sa i përket organizimit të ngjarjeve me më shumë se 100 pjesëmarrës, vendosen disa rregulla që i referohen vizitorëve, mbajtjes së maskës, në lidhje me ushqimin dhe pijet, kushte higjienike e tjerë. Të ndaluara janë përshëndetja me dorë, përqafimi dhe puthjet.
Që nga e shtuna, filloi aplikimi i masave më të rrepta në kufijtë, në fakt për të gjithë qytetarët e vendeve që nuk janë anëtare të BE-së, i detyrueshëm është testi negativ për koronavirus jo më i vjetër se dy ditë, ose vetizolim i detyrueshëm 14-ditor.