Në aeroportin e Ohrit “Shën Apostul Pali” sot pasdite do të fluturojë aeroplani i parë i kompanisë “Vizer” në linjën e re të rregullt ajrore nga dhe për Vjenë.
Krahas fluturimeve sezonale, kjo do të jetë edhe fluturimi i tretë i drejtpërdrejtë i rregullt që do të operojë nga aeroporti i Ohrit, së bashku me ato drejt Cyrihut dhe Bazelit. Linje të drejtpërdrejtë nga Ohri ka edhe për Londër, por për shkak të interesit të dobët, ajo është në pushim deri më 2 prill të vitit të ardhshëm.
Është paraparë që në aeroport udhëtarët e parë nga Vjena t’i presin Alper Ersoj, drejtori i përgjithshëm i “TAV Maqedoni”, Lupço Janevski, drejtori i Agjencisë për turizëm, si dhe kryetarët e Strugës dhe Ohrit Ramiz Merko dhe Jovan Stojanovski.