Prej sot komisionet do t’i konfirmojnë dëmet tek pemët dhe vreshtat

Qeveria e Republikës së Maqedonisë në seancën e djeshme të jashtëzakonshme vendosi të formojë komision për hetimin e dëmeve të pemëve dhe vreshtave nga temperaturat e ulëta. Ata gjatë ditës së sotme do të dalin në terren dhe do të shënojnë dëmet. Ministri i bujqësisë, Mihail Cvetkov, tha se është formuar komision nga disa institucione, i cili duhet të miratojë metodologji përmes së cilës do të paguajë dëmet e shkaktuara.

“Në pajtim me ligjin dëmet paguhen 100 për qind, por nuk është vërtetuar akoma sa është dëmi i shkaktuar dhe sa përqind do të paguhen”, tha Cvetkov. Në seancën e mbrëmshme të Qeverisë së Maqedonisë morën pjesë disa kryetarë të komunave, ku janë shkaktuar dëmet më të mëdha.