Athinë, 2 shtator – Prej sot fund për capital controls, qytetarët dhe bizneset sërish kanë liri të plotë në menaxhimin me paratë e tyre, ka shënuar kryeministri grek Kirijakos Micotakis në profilin e tij zyrtar në Tuiter, pasi javën e kaluar, nga Parlamenti paralajmëroi heqjen e tyre, pas katër viteve, gjegjësisht pas 50 muajve, vendim i cili prej sot hyn në fuqi, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.
“Sot, pas katër viteve, capital controls tani më është një e kaluar dhe Greqia sërish merr njërin prej katër shtyllave bazë të BE-së – lëvizje të lirë të kapitalit. Largimi i kontrollit të kapitalit është kusht i nevojshëm për tërheqjen e investimeve dhe zhvillimit”, ka shënuar Micotakis në Tuiter.
Kryeministri grek javën e kaluar, nga Parlamenti ka thënë se bëhet fjalë për angazhim të tyrin të cilin e plotësojnë para afatit që e kishin vendosur dhe “në bashkëpunim me Bankën e Greqisë tërësisht e kthejnë në lëvizje normale të kapitalit”.(koha.mk)