Shkup, 22 shtator – Pasdite në orën 15:30 në hemisferën veriore sipas kohës së mesme evropiane fillon stina e vjeshtës. Vjeshta zgjat 91 ditë dhe do të përfundojë më 21 dhjetor kur të vjen dimri.
Në ditën e parë të stinës së vjeshtës sinoptikët paralajmërojnë mot me diell me vranësira të vogla deri në mesatare. Në orët e pasdites në pjesët perëndimore do të ketë rritje të vranësirave dhe kushte për shi lokal dhe bubullima të rralla. Temperaturat do të jenë në interval prej 24 deri në 30 gradë Celsius.
Dhe derisa në hemisferën veriore fillon stina e vjeshtës, në atë jugore fillon pranvera.