Nga sot e deri më 10 maj mbahet edicioni i dytë i “Skopje Cocktail Week”, aktivitet që mbahet me nismë dhe organizim të Gemak, që tashmë 27 vite është e pranishme në treg si partner ekskluziv i kompanisë botërore “Diageo”, për brendet e njohura “Johnnie Walker, Smirnoff, Captain Morgan, Baileys, Bulleit Whiskey, CIROC dhe Zacapa”

Duke patur një përvojë pozitive të vitit të kaluar, edhe këtë vit ofrohet ky aktivitet si platformë për edukim, por edhe si koncept i njohur që ofron përvoja të reja për mysafirët, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Në kuadër të aktivitetit është përfshirë një punëtori për banakierët, që është organizuar një ditë para fillimit të këtij aktiviteti.

Advertisements

Gjithsej 12 lokale janë përfshirë në këtë aktivitet, ku vizitorët do të kenë mundësi të porositin dhe të shijojnë zgjedhje të shtatë koktejeve të ndryshme.

Veç kësaj, vizitorët do të përfitojnë dhurata të ndryshme nga ekipi promovues i “Skopje Cocktail Week”.

Gjërat nuk përfundojnë vetëm në maj, pasi që një edicion të ngjashëm do të ketë edhe në periudhën vjeshtë-dimër.