Prej sonte Shkup-Beograd përmes autostradës së re

Kryeministri Zoran Zaev dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq sonte bashkërisht do të hapin krahun jugor të Korridorit 10. Nga pala maqedonase, Zaevi do të shoqërohet nga ministri i Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugarevski, shkruan Alsat M, transmeton gazeta Koha.
Presidenti serb deklaroi se mbërritja e Zaevit është lajm i rëndësishëm dhe tregon për rëndësinë e Korridorit 10, duke shtuar se nga Beogradi deri në Maqedoninë e Veriut, prej tani do të mbërrihet për tri orë. Me hapjen e aksit në Grykën e Gërdelicës, Serbia me 600 kilometra autostradë do të lidhet me Austrinë, Hungarinë, Slloveninë, Kroacinë, Serbinë, Bullgarinë, Maqedoninë e Veriut dhe Greqinë.