Mot më i freskët dhe temperatura më të ulëta paralajmërohet nga e premtja. Temperaturat ditore nga e premtja do të jenë në rënie dhe do të lëvizin prej 1 deri 7 gradë të premten, nga 1 deri në 6 të shtunën dhe nga 0 deri në 5 gradë të dielën. Moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe më i freskët. Sot pasdite edhe gjatë natës Maqedonia do të jetë e përfshirë nga reshjet afatshkurte, por valë intensive e lagësht dhe do të ketë reshje të shiut, fillimisht në pjesët perëndimore, ndërsa gjatë natës në pjesët tjera. Në malet e larta reshjet do të jenë të borës. Në vendet në pjesët e skajshme lindore dhe perëndimore do të bien rreth 20 litra reshje në metër katror, ndërsa në pjesët e tjera rreth 10 litra. Lokalisht reshjet do të jenë të rrëmbyeshme dhe do të ketë kushte për paraqitje të bubullimave, sidomos në pjesët jugore. Temperatura maksimale do të jetë me interval prej 9 deri 17 gradë. Nesër do të ketë reshje të përkohshme të shiut, ndërsa në malet më të larta reshje të borës, në orët e paradites. Do të ketë kushte për paraqitje të bubullimave, sidomos në pjesët juglindore.