Prej sonte priten reshje të shiut të cilat gjatë natës do të përhapen kudo. Në malet në mbi 1500 metra lartësi mbidetare do të ketë reshje të dëborës, veçanërisht në perëndim. Do të fryjë erë mesatare nga drejtimi jugor dhe jugperëndimor, e cila në orët e mbrëmjes do ta ndryshojë drejtimin në verior dhe do të përforcohet. Temperatura maksimale do të lëvizë prej 22 deri në 28 gradë Celsius.
Nën ndikimin e valës së lagësht dhe të ftohtë nesër do të ketë reshje të përkohshme të shiut, të cilat vende-vende do të jenë më të rrëmbyeshme me mbi 20 litra në një metër katror, kryesisht në pjesët perëndimore dhe pjesët veriore. Do të fryjë erë e përkohshme e përforcuar veriperëndimore e cila vende-vende do të arrijë shpejtësi prej 70 km/h dhe do të shkaktojë rënie drastike të temperaturës së ajrit për rreth 13 gradë Celsius. Nga e diela do të mbajë mot stabil dhe i thatë me rritje graduale të temperaturave ditore.