Prej një viti nuk heq vetullat dhe mustaqet, 31-vjeçarja: Burrat më shajnë në rrugë

51

31-vjeçarja Eldina Jaganjac, ndryshe nga femrat që kujdesen në çdo detaj në pamjen fizike, prej më shumë se një viti nuk ka pastruar as mustaqet dhe as vetulla! Kjo, sipas saj, nuk e ka bërë aspak që të ndihet më pak femërore.

Madje ajo ka shtuar se vendimi që ka marrë për të dalë nga turma, i ka dhënë më shumë vetëbesim.

Ndërsa ajo u rrit, u frustrua nga fakti që gratë pritet të shpenzojnë më shumë kohë dhe para për të ruajtur pamjen e tyre përmes heqjes së qimeve sesa meshkujt. Por, nga ana tjetër ajo pranon se burrat në Danimarkë e kanë ofenduar në rrugë. Ajo shtoi se vëren burra që shikojnë vetullat e saj sikur të ketë një “kokë tjetër”.