Shkup, 20 janar – Gjatë fundjavës dhe të hënën moti në Maqedoni do të jetë i qëndrueshëm me temperatura të ulëta në mëngjes, të cilat në disa vende do të bien nën -10 gradë. Të dielën do të jetë më ftohtë, me temperaturë prej -16 deri në -7. Paradite nëpër disa lugina do të ketë paraqitje të mjegullës. Temperaturat e ditës do të lëvizin prej 0 deri në 6 gradë, ndërsa në vendet me mjegull do të mbesin nën zero. Siç kumtoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike, të martën dhe të mërkurën do të ketë rritje të vranësirave me reshje të kohëpaskohshme të borës, ndërsa vetëm në pjesët juglindore të shtetit reshje të shiut dhe borës. Reshjet do të jenë me intensitet të dobët, ndërsa në pjesët perëndimore dhe jugore me intensitet mesatar, për çka shtresa e borës nuk do të rritet shumë. Të mërkurën nën ndikim të lëshimit të masës më të ftohtë të ajrit do të fryjë erë mesatare veriore, e cila do të ketë kushte që deri në fund të javës punuese temperaturat e ditës të jenë në ulje dje do të lëvizin prej -3 deri në 3 gradë Celsius.