Shkup, 27 janar – Rritje të vranësirave, ndërsa në orët e pasdites edhe të reshura të reja të shiut në vendet më të ulëta, si dhe borë në male, paralajmëron nesër DPHM.
Të reshurat pritet së pari të jenë më intensive në perëndim, e pastaj të përhapen gjithkund dhe të zgjasin deri të martën kur do të përforcohen në juglindje dhe lindje.