[adning id="476476"]

Prej nesër rregulla të reja për hyrje në Gjermani

200

Berlin, 31 korrik – Gjermanët që kthehen nga pushimet verore jashtë vendit prej nesër do të përballen me rregulla të reja për testim të virusit korona, informon ministri i Shëndetësisë Jens Shpan, transmeton DPA.

“Të gjithë personat e pavaksinuar që hyjnë në Gjermani do të duhet të bëjnë test, pa dallim nëse mbërrijnë përmes linjës ajrore, tokësore apo hekurudhore”, tha Shpani. Pritet që kabineti gjatë ditës ta miratojë masën, si dhe listën e azhurnuar në rajone të rrezikshme në mbarë botën.

Masa do të ndikojë veçanërisht te fëmijët më të rritur, prej të cilëve shumica ende nuk e kanë përfunduar ciklin e vaksinimit.

Prej nesër, secili në moshën mbi 12 vjeç do të duhet të tregojë se rreziku i transmetimit të infeksionit është i ulët – me vërtetim se janë vaksinuar, se kanë qenë të sëmurë apo kanë   test negativ.

Këto rregulla tashmë janë në fuqi për udhëtarët të cilët përdorin transport ajror.