Shkup, 8 korrik – Për shkak të aktiviteteve ndërtimore për realizimin e projektit “Rikonstruim të urës Goce Delçev në dy akset rrugore” të pjesës së bulevardit “Goce Delçev” prej nesër do të vendoset regjim i përkohshëm rrugor, që me faza do ta përfshijë lëvizjen nga udhëkryqi me bulevardin “Shën Klimenti i Ohrit” deri tek udhëkryqi me rrugën “Filipi i Dytë i Maqedonisë”, si dhe nga bulevardi “VMRO” nga bulevardi “Aradhet partizane” deri tek ura e vetme.
Siç kumtuan nga Qyteti i Shkupit, punët ndërtimore do të kryhen në dy faza, njëkohësisht në dy akset rrugore në lëvizje të urës.
Në fazën e parë gjatë kryerjes së punëve ndërtimore, komunikacioni në lëvizjen nga Mavrovasja drejt Qeverisë do të zhvillohet në dy akse rrugore, ndërsa komunikacioni në lëvizjen nga posta e vjetër drejt Pallatit gjyqësor do të zhvillohet vetëm në një aks rrugor.
Në fazën e dytë gjatë kryerjes së punëve ndërtimore komunikacioni në lëvizjen nga rruga “Filipi i Dytë i Maqedonisë” drejt bulevardit “Ilinden” do të zhvillohet në vetëm një korsi, ndërsa komunikacioni në drejtimin e kundërt do të zhvillohet në dy akset e mbetura të komunikacionit.
Fazat e regjimit të përkohshëm rrugor janë në kohëzgjatje prej 20 ditëve me faza, gjithsej 40 ditë.
Qyteti i Shkupit apelon deri tek të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që ta respektojnë sinjalizimin e vendosur rrugor dhe të përmbahen në regjimin kohor të komunikacionit. Njëkohësisht, i lusin të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion për durim dhe mirëkuptim për shkak të zhvillimit të mundshëm të vështirësuar të komunikacionit në këtë pjesë të qytetit.