Shkup, 8 qershor – Nga e shtuna fillon orari veror i punës të autobusit panoramik për shëtitje turistike të Qytetit të Shkupit që menaxhohet nga NQP Turs, “City Bus”.
Autobusi do të niset nga ora 11 dhe nga ora 17 prej te shesh i qytetit para ndërtesës të EVN-së ku përfundon shëtitja e cila është me kohëzgjatje prej 45 minuta deri në një orë.
NQP Turs njoftoi se ndryshon koha e nisjes, e cila më parë ishte prej orës 11 dhe 13, për shkak të motit të nxehtë.
Çmimi i biletës mbetet i njëjtë, 150 denarë, ndërsa turistët marrin edhe një biletë autobusi për transportin e qytetit.