Shpenzuesit nga Shkupi të cilët furnizohen me energji ngrohëse nga Ballkan enerxhi grup (BEG) nga nesër në mesatare do të paguajnë për 2,75 për qind çmim më të ulët për ngrohje.
Siç u theksua në seancën përgatitore të Komisionit Rregullator për Energjetikë, nga 1 gushti i këtij viti tarifa për energji ngrohëse për amvisëritë dhe institucionet arsimore do të jetë 1,8498 denarë për kilovat për orë që paraqet ulje prej 3,88 për qind, ndërsa tek konsumatorët tarifa do të jetë 2,5898 denarë për kilovat orë dhe do të ketë ulje të njëjtë prej 3,88 për qind në krahasim me çmimin e deritanishëm.
Me propozim-vendimin për 0,18 për qind ulet edhe tarifa për fuqi të angazhuar për ngrohje. Tek amvisëritë dhe institucionet arsimore do të jetë 1.091.,1181 për kilovat në vit, ndërsa tek konsumatorët e tjerë 1.426,7653 denarë për kilovat në vit.
Tek ELEM energjetika uljen mesatare të çmimit të energjisë për ngrohje do të jetë 0,11 për qind. Tarifa për energji ngrohëse për amvisëritë do të jetë 1,7633 denarë për kilovat orë, për institucionet arsimore 2,2923, ndërsa për konsumatorët e tjerë 2,9976 denarë për kilovat orë. Tarifa, madje, për fuqinë e angazhuar tek amvisëritë do të jetë 1.106,6306 denarë për kilovat në vit, për institucionet arsimore 1.438,6198, ndërsa tek konsumatorët e tjerë 1.881,272 denarë për kilovat në vit. Për amvisëritë të cilat paguajnë kompensim për një metër katror sipërfaqe ngrohëse çmimi i ri do të jetë 35,01 denarë për një metër katror.
Tek Shkup Veriu në mesatare ulja e çmimit të ngrohjes do të jetë 1,69 për qind. Tarifa për energji ngrohëse për amvisëritë do të jetë 2,2148 denarë për kilovat orë, ndërsa për konsumatorët e tjerë 4,2196 për kilovat orë. Tarifa, madje, për fuqinë e angazhuar tek amvisëritë do të jetë 1.001,6049 denarë për kilovat në vit, ndërsa për konsumatorët e tjerë 1.908,2577 denarë për kilovat në vit.