Prej nesër në ”Vodno” vetëm me autobus ose në këmbë

Shkup, 14 nëntor – Pas ankesave të vazhdueshme në rrjetet sociale, paraqitet kryetari i ri i Bashkisë së Shkupit, Petre Shilegov i cili ka thënë se prej 15 nëntorit për në Vodnon e mesme do të shkohet vetëm në këmbë apo me autobus.  ”Nga 15 nëntorit do të mundësohen linja të reja të autobusëve lokal për të shkuar në Vodno të mesme. Me veturë mund të shkohet deri vendi ‘Sonçev grad’. Gjithashtu do të vendosen edhe dy stacione për pritje të autobusit, një tek ‘Nova Makedonija’ dhe njëra tek pazari i luleve” ka thënë Shilegov. Këto reforma do të presin pasi nga java e ardhshme pritet që të ketë drejtor të ri në Ndërmarrjen Publike Transportuese ”Shkupi” që do të realizojë këto linja të reja.