Shkup, 7 prill – Sipas vendimit të Qeverisë për ndalesë të lëvizjes të të gjithë qytetarëve nga e hëna deri të premten prej orës 16-05 të ditës së ardhshme, si dhe ndalesa për lëvizje nga e premtja prej orës 16 deri në orën 05 të hënën, prej nesër do të ketë ndryshime në itinerarin e transportit publik, ndërsa orar pune të ndryshuar do të kenë edhe pikat e shitjes së biletarave dhe qendrat për personalizim.
Transporti publik nuk do të funksionojë nga e premtja prej orës 16, deri të hënën në orën 5.
Në periudhën e njëjtë nuk do të punojnë edhe pikat e shitjes së biletave dhe qendrat për personalizim.
Nesër, e mërkurë (8.04.2020), transporti publik do të funksionojë prej orës 5, sipas itinerarit të së shtunës.
Përjashtim janë linjat 9, 19, 20 dhe 23 të cilat do të qarkullojnë sipas itinerarit të reduktuar të ditës.
Nga e enjtja (9.04.2020), pas çdo ditë pune deri në ndryshimet e ardhshme, transporti publik do të qarkullojë nga ora 5 deri në orën 9 dhe nga ora 13 deri në ora 16.
Më detajisht për regjimin e itinerarit në terminin e potencuar, shfrytëzuesit e transportit publik do të informohen në kohë përmes mjeteve për informim publik, si dhe përmes ueb faqes dhe Fejsbukut të NQP-së Shkup.
Në ditët e punës nga e hëna deri të premten një pjesë e pikave të shitjes së biletave dhe qendrave për personalizim do të kenë orar të shkurtuar të punës, ndërsa një pjesë do të mbyllen.
Gjatë uikendeve, të gjitha vendet e shitjes së NQP-së Shkup do të mbyllen.
Shërbimet e NQP-së Shkup do të mund të blehen në mbi 100 markete dhe kiosqe (shikimi i lokacioneve është i arritshëm në faqen e fejsbukut të NQP-së Shkup) orari i të cilave varet nga vendimi i pronarëve të subjekteve.
Regjimi i ri i ndryshuar i funksionimit të transportit publik dhe orarit të punës të pikave të shitjes së biletave dhe qendrave për personalizim do të vlejë në periudhën e ardhshme, deri në rekomandimet e reja të institucioneve kompetente. (koha.mk)