Parkingu i Qytetit të Shkupit kumtoi se prej nesër, 1 qershor, fillon llogaritja verore e orarit të punës në sipërfaqet publike të dedikuara për parkim me të cilat menaxhon kjo ndërmarrje publike. Orari i punës në zonat A,B,C dhe D do të jetë nga e hëna deri të shtunën prej orës 7 deri në orën 23. “U rekomandojmë të gjithë shfrytëzuesve të shërbimeve tona të jenë të kujdesshëm dhe në kohë të bëjnë pagesën gjatë parkimit në pajtim me orarin e cekur të punës, me ç’ka do të parandalohej dënimi i tyre”, kumtoi Parkingu i Qytetit të Shkupit.