Shkup, 14 nëntor – Prej nesër, 15 nëntor, fillon obligimi për mbajtjen e domosdoshme të pajisjes dimërore në automjete, i cili do të zgjasë deri më 15 mars të vitit të ardhshëm, përkujton Këshilli Republikan për Siguri të Komunikacionit Rrugor (KRSKRR) dhe u bëri thirrje shoferëve që të jenë përgjegjës dhe ta respektojnë obligimin ligjor, njofton KOHA.
“Përdorimi i pajisjes përkatëse dimërore në një masë të madhe kontribuon për trafik të sigurt në kushte dimërore në rrugë. Në pajtim me këtë, secili shofer duhet të përdorë pajisje përkatëse dimërore para së gjithash për shkak të mbrojtjes personale, zhvillim të sigurt të trafikut dhe mbërritje të sigurt në destinacioni e dëshiruar. Pneumatikë dimërorë janë ata pneumatikë të cilët në njërën anë kanë shenjën: “MS”, “M+S”, “M&S” dhe shenjën e fjollës së borës në mal të stilizuar me tre maja”, porosisin nga KRSKRR.
Gomat e dimrit, theksojnë, janë të përshtatshme dhe të sigurta për të gjitha temperaturat nën shtatë (7) gradë Celsius.
“Në kushte të temperaturave të ulëta gomat e verës forcohen, marrin karakteristikë të plastikës dhe e humbin kontaktin me shtresën, derisa gomat e dimrit janë përgatitur nga materiali i tillë i cili në kushte të temperaturave të ulëta është i butë dhe siguron kontakt të qëndrueshëm me shtresën dhe drejtim dhe frenim të qëndrueshëm të automjetit. Krahas kësaj, gomat e dimrit kanë një disenj të tillë me thellësi të relievit që mundëson nxjerrje më të lehtë të ujit dhe dëborës, ndërsa me këtë mundësohet edhe qëndrueshmëri dhe kontroll më të madh në procesin e drejtimit dhe frenimit të automjetit ” thonë nga KRSKRR-ja.
Nën pajisje dimërore për automjete motorizuese me masë më të madhe të lejuar e cila nuk tejkalon 3.500 kilogramë, nënkuptohet pneumatikë dimëror në të gjitha rrotat me thellësi minimale të relieveve në shtresën që shkel prej katër milimetrave apo pneumatikë me profil veror në të gjitha rrotat me thellësi të relieveve të shtresës që shkel minimum prej katër milimetrave dhe zinxhirë për borë me madhësi adekuate për rrotat apo vegla të tjera ndihmëse adekuate.
Pajisja dimërore për automjete motorizuese me katër rrota (4 х 4), ndërkaq, nënkupton pneumatikë dimërorë në të gjitha rrotat me thellësi minimale të relieveve të shtresës që shkel, prej gjashtë milimetrave apo pneumatikë me profil veror në të gjitha rrotat me thellësi të relieveve të shtresës që shkel, prej së paku katër milimetrave (4 mm). Zinxhirë për borë nevojitet të posedojë secili automjet me pneumatikë me profil veror, dhe me atë rast, kur automjeti është në lëvizje të vazhdueshme, zinxhirë për borë duhet të ketë së paku për boshtin e pasmë, ndërsa në rast tjetër, zinxhirë për borë duhet të ketë së paku në boshtin e vazhdueshëm të kyçur.
Konform ligjit për siguri në trafik, nëpunësi policor do t’i japë urdhër shoferit ta ndalojë drejtimin e mëtejshëm të automjetit, nëse nuk vepron sipas shenjët së trafikut për mbajtje të obligueshme dhe përdorim të pajisjes dimërore. Gjithashtu, nëpunësi policor mund t’i japë urdhër shoferit të ndalojë lëvizjen e mëtejshme edhe atëherë kur nuk ekziston shenjë trfiku për mbajtje të obligueshme të pajisjes dimërore, nëse kushtet e dimrit në rrugë nuk mundësojnë lëvizje të papenguar dhe të sigurt në trafik, gjegjësisht nëpunësi policor mund t’i japë urdhër shoferit në mënyrë të obligueshme ta vendosë në automjet pajisjen dimërore. (koha.mk)