Shkup, 11 nëntor – Nën ndikimin e valës së lagësht nga Mesdheu, nesër dhe të mërkurën do të mbizotërojë mot me vranësira me reshje të shiut. Reshje më të rrëmbyeshme në më shumë vende do të ketë nesër në orët e darkës dhe të mbrëmjes, ndërsa të mërkurën më shumë reshje priten në pjesët lindore. Vende-vende do të bien mbi 30 l/m2 shi.
Do të fryjë erë e përforcuar juglindore (mbi 60 km/orë), e cila do të jetë veçanërisht e shprehur përgjatë Vardarit si edhe në vendet më të larta dhe në male, kumtoi DPHM.
Temperatura minimale do të jetë nëntë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 20 gradë Celsius.