Shkup, 30 gusht – Për shkak të realizimit të fazës përfundimtare të rikonstruimit nesër nga ora 08:00 e mëngjesit dhe deri të dielën (01.09.2019) deri në orën 08:00 të mëngjesit, e mbyllur tërësisht për komunikacion do të jetë pjesa e bulevardit “Kërste Misirkov” në drejtim të Qendrës – nga qarkorja e Bit Pazarit deri në udhëkryqin me bulevardin “Goce Dellçev”.
Gjatë gjithë kësaj periudhe, siç njoftojnë nga Komuna e Çairit, do të aplikohet regjim i përkohshëm i komunikacionit, i cili do të jetë i orientuar kah qarkorja e Bit Pazarit në drejtim të bulevardit “Aleksandri i Maqedonisë”, rrugës “Belasica” për të dalë në bulevardin “Goce Dellçev”.
Qyteti i Shkupit dhe Komuna e Çairit i lusin qytetarët për mirëkuptim dhe durim deri në përmbylljen definitive të rikonstruimit të bulevardit “Kërste Misirkov”.