Rruga magjistrale nga Kaçaniku deri në Han të Elezit, gjegjësisht deri në vendkalimin Bllacë në kufirin e Maqedonisë dhe të Kosovës, prej nesër deri më 22 shkurt do të jetë e mbyllur për komunikacion në periudhë prej orës 8 deri në orën 11 dhe prej orës 13 deri në orën 15:30, njofton korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.
Ministria e Infrastrukturës së Kosovës informoi se kjo masë është sjellë për shkak të zbatimit të punimeve ndërtimore në urën në autostradën “Arbën Xhaferi”, që i lidh Prishtinën dhe Shkupin. (koha.mk)