Shkup, 1 prill– Borxhi mbetur i ujit në bazë të faturave të paditura dhe të rregullta do të mund të paguhet nga 2 prilli deri më 15 maj në këste dhe pa interes të përllogaritur për pagesë të vonuar.
Nga Ndërmarrja Publike “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” informojnë se qytetarët dhe kompanitë do të mund ta paguajnë borxhin me nënshkrim të marrëveshjes deri në 24 këste mujore në varësi të lartësisë së borxhit.
“Udhëheqësia e re e NP Ujësjellësi dhe Kanalizimi – Shkup edhe në të ardhmen do të kujdeset për shfrytëzuesit e saj përmes sjelljes së masave dhe projekteve të ndryshme të cilat do të jenë në interes vetëm të shfrytëzuesve tanë dhe të qytetarëve të Qytetit të Shkupit”, thonë nga Ujësjellësi dhe Kanalizimi.