Shkup, 21 gusht – Prej nesër dhe gjatë gjashtë vitet e ardhshme, për shkak të punëve ndërtimore në trafikun nën rrugor prapa Qendrës tregtare “Ramstor” dhe Stacioni i vjetër hekurudhor, autobusët me numër “9”, do të qarkullojnë në rrugë tjetër, njoftoi Ndërmarrja transportuese publike e Shkupit (NTQSH).
Punët ndërtimore do ti kryejë kompania “Limak”.
Autobusët të cilët prej qendrës klinike shkojnë drejtë Shkup Veriut, prej tani nuk do të kyçen nga rruga Jordan Mijallkov në bulevardin jugor, por do të vazhdojnë drejtë deri tek parku urban afër nënkalimit, ku do të kthejnë majtas dhe pastaj lidhen në bulevardin jugor nëpër teracën jugore, njofton Koha.
Stacioni i autobusëve do të vendoset tek kafiteritë afër Parkut urban.