Shkup, 25 tetor – Banorët e fshatit Rakotincë të Komunës Sopishte nesër prej orës 12 deri në orën 15 do të mbeten pa ujë për pije, kumton Qendra republikane për menaxhim me kriza. Ndërprerja e ujit, siç informon NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi”, do të bëhet për shkak të ndërtimit të rregullatorëve për shtypje të ujit.