Prej kësaj fundjave në Vodno vetëm me autobusë, janë lëshuar dy linja të reja

35

Shkup, 20 nëntor – Ndalesa e paralajmëruar për lëvizjen e automjeteve në rrugën drejt Vodnos së Mesme do të zbatohet nga fundjava e ardhshme (25 dhe 26 nëntor 2017). Prolongimi i kësaj mase eksperimentale është për shkak të kushteve të pavolitshme të motit që janë paralajmëruar për  ditët e ardhshme dhe për shkak të çështjeve teknike në lidhje me harmonizimin e rregullativës.  Sipas planit, ky ndalim do të zbatohet në një drejtim, nga qarkorja për Sopishte deri në  Vodno të Mesme dhe prej te parkingu te manastiri”Shën Pantelejmon” deri në Vodno të mesme. Ndalesa planifikohet të zbatohet gjatë fundjavave (të shtunën dhe të dielën) dhe gjatë festave shtetërore. Kjo ndalesë nuk do të zbatohet për autobusët e Ndërmarrjes së transportit publik (NTP), automjetet e policisë, zjarrfikësit, ndihmën e shpejtë mjekësoree shtabeve për intervenime urgjente dhe automjetet me autorizime të posaçme. Në mënyrë që t’u del përballë kërkesave të qytetarëve që dëshirojnë të shkojnë në Vodno për rekreacion dhe pushim, Qyteti i Shkupit do të fut në qarkullim 2 (dy) linja të reja të autobusëve në formë testuese që do të funksionojnë sipas principit shatll-linje, domethënë, autobusët do të mbushen me udhëtarë në stacionin e nisjes dhe do të vozisin pa u ndalur deri në Vodno të Mesme. Një linjë autobusash do të niset nga garazhi në kate në rrugën Shën Qirili dhe Metodi, dhe autobusi tjetës do të niset nga parkingu tek Tregu i luleve (Shtëpia e Shtypit).

Për këto dy linje të autobusëve është paralajmëruar orari i mëposhtëm:

25А

Garazhi në kate                        Vodno e mesme

9:20                                                    10:00

10:00                                                  11:00

10:50                                                  12:00

11:50                                                  13:00

12:50                                                  14:00

13:50                                                   15:00

25B

Tregu i luleve  (Shtëpia e shtypit)     Vodno e Mesme

9:30                                                                10:20

10:10                                                             11:20

11:10                                                             12:20

12:10                                                             13:20

13:10                                                              14:20

14:10                                                              15:20

Përveç 2 (dy) linjave të reja të autobusëve në fazë të testimit, qytetarët do të mund t’i përdorin pa pengesa edhe dy linjet ekzistuese të autobusëve – linjen numër 25 deri në Vodno të Mesme dhe linjen numër 28 deri te parkingu tek manastiri “Shën Pantelejmon”.

Ndalesa e automjeteve motorike në rrugën drejt Vodnos së Mesme është pjesë e angazhimeve  të Qytetit të Shkupit për ajër më të pastër dhe mjedis jetësor më të shëndetshëm, duke marrë në konsideratë para së gjithash shëndetin e qytetarëve.

Comments are closed.