Amerikani Demetrious Johnson është njëri prej sportistëve më të mirë të të gjitha kohërave në artet e kombinuara marciale (UFC). Johnson ishte shpallur kampion bote në vitin 2012 në kategorinë e lehtë dhe prej atëherë e ka mbrojtur titullin 11 herë, duke thyer rekord në këtë sport. Demetrious tani është 31 vjeç, dhe e ka të garantuar një vend në shtëpinë e të famshmëve kur të pensionohet, transmeton GazetaMetro.net Tani është në kulm, por fillimi ishte shumë i vështirë…
“Kam punuar në ndërtim. Më kujtohet se si zgjohesha në ora 6 të mëngjesit për të qenë në punë në ora 7, kurse orari i punës ishte deri në ora 16:00. Pas kësaj, shkoja në stërvitje, ndërkohë që më duhej të haja, të flija dhe të shihesh me të dashurën, që tani është gruaja ime. Koha kalon shumë shpejt”, ka shkruar në rrjete sociale sportisti që e mban nofkën Michi Maus, për shkak se është i gjatë vetëm 160 centimetra. Përpos këtyre fjalëve, ai ka postuar edhe katër fotografitë e mëposhtme, që tregojnë për të kaluarën e vështirë.