Shkup, 8 korrik – Prej dje pijet alkoolike do të mund të blihen në çdo kohë gjatë ditës ose natës, pasi kanë hyrë në fuqi ndryshimet ligjore për të shfuqizuar afatin kohor për blerjen e alkoolit nëpër markete.
Kuvendi i Republikës së Maqedonsë para rreth dhjetë ditëve i votoi ndryshimet e Ligjit për tregti, të propozuara nga Qeveria në maj të këtij viti.
Me ndryshimet ligjore lejohet edhe shitja e pijeve alkoolike nëpër kiosqe, por mbetet ndalesa për shitje në shitoret në përbërje të stacioneve të benzinës. Mbetet edhe ndalesa për shitje të alkoolit për persona më të rinj se18-vjeçarë. Që të mund të shesin pije alkoolike, objeketet tregtare edhe më tej duihet të posedojnë liçenca adekuate.